Flash News

KRYESORE

Dokumenti/ Formulari me 12 pyetje i testimit të gazetarëve të TVSh: Jo pse bëhet tani, por pse është vonuar kaq shumë?

Politiko.al ka publikuar mbrëmë një dokument të Televizionit publik shqiptar ku u kërkohej punonjësve të plotësonin një formular i cili do të bënte një 'kategorizim' të tyre. Raportimet mediatike folën për një 'reformë' apo 'fshesë' në Televizionin publik. Politiko ka siguruar formularin të cilin e kanë plotësuar sot punonjësit e të vetmes media publike në vend.

Burimet i thanë Politiko se nuk bëhet fjalë për 'fshesë' apo për të hequr njerëz nga puna, por për një testim profesional i cili përdoret edhe nga media publike të vendeve të mëdha, si për shembull BBC në Britaninë e Madhe.

Në fakt, kjo duket qartë edhe nga pyetjet e formularit që do shihni më poshtë. Bëht fjalë për pyetje të tilla si 'sa kronika keni bërë këtë javë?', apo 'cila është ngjarja kryesore e javës?'.

Testi me sa kuptohet nga pyetjet është një përpjekje për të bërë një matjer sasiore dhe cilësore të punës dhe personelit të TVSh.

Në këtë rast, pyetja nuk është se pse po bëhet, por pse nuk është bërë më parë?

Të fundit