Flash News

KRYESORE

Dokumenti/Godina ku humbi jetën kryekomisari Hajdarmataj ishte vlerësuar si e rrezikshme

Ndër viktimat e tërmetit të 26 nëntorit, që u mori jetën 51 personave dhe plagosi mbi 900 të tjerë, ishte edhe kryekomisari Bajram Hajdarmataj, i cili humbi jetën në rrënojat e shtëpisë së pushimit numër 4, në Kavalishencë, ku ndodhej për t’iu nënshtruar një trajnimi.

Sipas “Ora Neës”, një dokument i firmosur nga grupi i inspektimit prej 4 inxhinerësh, në të cilin thuhet se “Hoteli i ri i Shtëpisë së Pushimeve në Durrës”, referuar godinës numër 4, nuk paraqet dëmtime në konstruksionin mbajtës të tij. Por aktualisht është i pashfrytëzueshëm pasi copat e tullave dhe të suvave mund të shkëputen dhe të shkaktojnë aksidente në njerëz.

Referuar këtij dokumenti, pas tërmetit të 21 shtatorit, objekti kishte nevojë për rikonstruksion të muraturës dhe ky alarm i ishte komunikuar edhe drejtorit të këtij institucioni.

Por për fat të keq shqetësimi i grupit të inspektimit, që nuk u mor parasysh në kohë, i mori jetën kryekomisarit, pasi një pjesë e godinës u shemb për shkak të tërmetit të dytë në 26 Nëntor.

Kjo situatë dhe pikëpyetjet e ngritura për këtë rast, kanë bërë që PD t’i  kërkojë informacion zyrtar qeverisë shqiptare lidhur me verifikimet e kryera në Godinën Nr. 4 të Shtëpisë së Pushimit të Ministrisë së Brendshme në Kavalishenca të Durrësit, ku humbi jetën kryekomisari Bajram Hajdarmetaj.

Të fundit