Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Dokumenti/ Ish-Drejtori i Arkivit: E vërteta e letrës së Kadaresë për Enverin dhe historia e së motrës, “agjitatores” që rrezikonte burgun
Ish-drejtori i Arkivit të Ministrisë së Brendshme, Kastriot Dervishi, ka sqaruar pozicionin e motrës së Kadaresë, Kadria, për të cilën vetë shkrimtari i shkori një letër Enver Hoxhës. Në atë letër të bërë publike ditë më parë, nuk thuhet e vërteta, por merret dhe gjykohet vetëm njëra anë, atë që shkrimtari i madh sulmon të motrën, por e vërteta është krejt ndryshe. “Shkrimi i kësaj letre është një përpjekje njerëzore për të shpëtuar motrën e vet nga burgosja, thuajse e sigurt”. Ja sqarimi i Kastriot Dervishit:
“Letra e datës 2.4.1980 e shkrimtarit Ismail Kadare drejtuar Enver Hoxhës, është pjesë e një historie “me grupe armiqësore” të nisur në vitin 1978, në të cilën implikohet edhe motra e tij, Kadria. Njohja e letrës, pa ditur shkakun e saj është një histori e copëzuar dhe pashpjeguar mirë. Shkrimi i kësaj letre është një përpjekje njerëzore për të shpëtuar motrën e vet nga burgosja, thuajse e sigurt. Ajo letër është gati është e njëllojtë për nga përmbajtja dhe qëllimi me qindra letra të tjera të të dënuarve që kërkojnë faljen e dënimit me vdekje.
Kadria ose Kakuja siç e njohin ne, ka qenë një antikomuniste e njohur në vitet '70-'80, e sinqertë më shumë nga ç’duhej në atë lloj shoqërie të gatshme për të spiunuar. Në shumë raste, agjitonte kundër regjimit duke pasur për bazë edhe bisedat që bënte në shtëpi. Duke mos menduar asnjëherë për rrezikun që i vinte nga ziliqarët, spiunët e dashakeqët, ajo i deklaronte me një sinqeritet të habitshëm mendimet e veta. Kadria është këshilluar nga zëvendësdrejtori i Punëve të Brendshme të Tiranës, Nusret Dautaj, ndërsa vëllai i saj është thirrur në Komitetin e PPSH-së së Tiranës. Këtu e kanë këshilluar që meqë është prekur emri i Enver Hoxhës, duhej patjetër t’i bënte një letër atij.
Në vitin 1978 Drejtoria e Punëve të Brendshme Tiranë, mbi bazë të një denoncimi çeli dy probleme të centralizuara: “Shtrigat” dhe “Krokodili”. Në thelb të këtyre çështjeve ishte emri i Enver Hoxhës, i zënë me gojë në mënyrë të ashpër edhe për pederastinë e tij nga disa prej personave të implikuar. Çështja përfundoi me disa burgosje, këshillime dhe me një vetëvrasje.
Asamble Hatibi kishte pakënaqësi ndaj regjimit sepse në mënyrë mizore komunistët i vranë bashkëshortin në vitin 1947. Ajo u arrestua shumë shpejt me urdhër të Feçor Shehut sapo përforcoi fjalët për figurën e keqe morale të Enver Hoxhës. Kësisoj organet e punëve të brendshme ishin vigjilente për të mbrojtur kreun e regjimit të Tiranës.

Vendimi për hapjen e dosjes agjenturiale “Shtrigat”, u mor më 27.9.1978. Në të u implikuan:
1-Asamble Hatibi, lindur më 1924 në Tiranë, punëtore në ndërmarrjen artistike “Migjeni”, u vu në përpunim aktiv 2A më 18.7.1978. U arrestua më 10.10.1978. U dënua me 7 vjet burgim në bazë të nenit 55 të Kodit Penal për agjitacion e propagandë. Ajo kishte thënë:
“Koçi Xoxe me Enver Hoxhën kanë qenë njëlloj, kanë punuar bashkë, por Enveri kur pa se Koçin e donin më shumë dhe ishte rrezik se do ta ulnin atë dhe di të vinin Koçin, atëherë ktheu politikën dhe bëri grusht, nuk sulmoi jugosllavët, por ia vuri të gjitha Koçit, demek se ishte katil...Çdo 10 vjet Enveri bën fushata vrasjesh siç qe rasti i Beqir Ballukut, Kiço Ngjelës, etj. Ky ka qenë shkaktar i (vrasjes) së vëllezërve Kokalari gjatë luftës, burri tim Galip Hatibi e shumë të tjerëve. Ai vret ata që dinë për të, është pederast, pis, “Zeus”, vrasës, diktator si Franko, etj”.
2-Kadrie Kadare, lindur më 1937 në Gjirokastër, pedagoge në ILB Kamëz. U vu në përpunim paraprak më 15.7.1978. Më parë ishte marrë në përpunim aktiv 2A më 3.11.1976, fillimisht si “si agjente e mundshme” në shërbim të zbulimeve të huaja e më pas iu ndryshua tendenca në agjitacion e propagandë më 4.2.1977. U këshillua më 3.8.1978. Megjithatë, vazhdonte të bënte agjitacion e propagandë sepse “flet shumë ashpër kundër udhëheqësve të partisë e të shtetit”. Fjalët e saj ishin ndër të tjera: “Shteti harxhon valutë për të përkthyer veprat e Enver Hoxhës për t’i botuar jashtë, por bota nuk pyet për to. Vëllai im ia ka hedhur Enver Hoxhës dhe ai është i zoti. Po ndërroi situata do mbretërojë me librat e tij”.
3-Eqerem Biba, lindur në Tiranë më 1917, redaktor në shtëpinë botuese “Naim Frashëri”. Ka një histori të vitit 1964. U vu në përpunim 2A më 14.9.1978. I përmenden bisedat që ka zhvilluar për jetën luksoze të udhëheqësve. U arrestua më 20.2.1980. U dënua me 9 vjet heqje lirie në bazë të nenit 55 të Kodit Penal.
4-Lela Petrela, lindur në Tiranë më 1923, muzikant, mësues fizike. U vu në përpunim 2A më 23.9.1978. Ishte këshilluar në vitin 1951. Zhvillonte biseda armiqësore. Citohej se në shtëpinë e tij shiheshin filma të huaj se ai diskutonte keq për Leninin, etj.
5-Durim Hatibi, lindur në Tiranë më 1947, biri i Asamblesë, punëtor në ndërmarrjen gjeologjike. Në kallëzim për të thuhej: “Është tepër korrekt, tepër i mbyllur, por në gjoksin e tij zien një vullkan”. U këshillua.
6-Marilda Veshi, lindur më 1935 në Shkodër, redaktore në shtëpinë e librit shkollor. U vu në përpunim paraprak më 15.9.1978. shënohet se bënte biseda armiqësore me bashkëshortin e saj Lefter Veshi (drejtor i Institutit të Tokave). U këshillua.
7-Tomson Baçi, lindur në Tiranë më 1945, inxhinier pyjesh në Pogradec. Kishte shoqëri me Asamblenë dhe personat e tjerë dhe bënte biseda politike me ta. U tentua të tërhiqej në bashkëpunim, por refuzoi dhe kreu vetëvrasje.
8-Fatbardha Qorri (Deliu), lindur në Tiranë më 1927, nëpunëse në pension. u arrestua më 21.9.1979. Cilësohej “element antiparti”, lidhje e Todi Lubonjës. Shoqe e Asamble Hatibit. U dënua me 5 vjet burgim në bazë të nenit 55 të Kodit Penal.
9-Drita Çaushi, pedagoge në ILB Kamëz. Shoqe me Asamblenë me të cilën ka zhvilluar biseda armiqësore. U këshillua.
Denoncimet nisën pas kallëzimet më 12.8.1978 ndaj Asamblesë dhe shoqeve të saj. Kohë pas kohe, u informua për zhvillimet sekretari i parë i Komitetit të PPSh-së së Tiranës, Simon Stefani.
Në problemin e centralizuar “Krokodili” u implikuan:
1-Eqerem Biba, (nxjerrë nga “grupi” i mësipërm)
2-Hysenil Dume, lindur në Selanik më 1925, nëpunës në shtëpinë botuese “Naim Frashëri”, i përjashtuar nga partia, arrestuar më 5.7.1980. U dënua me 9 vjet burgim sipas nenit 55 të Kodit Penal.
3-Xhelal Ramku, lindur në Tiranë më 1932, i përjashtuar nga partia, nëpunës, arrestuar më 21.3.1980. U dënua së bashku me Eqerem Bibën, me 9 vjet burgim sipas nenit 55 të Kodit Penal.
(vijon)
*Në foto motra e Ismail Kadaresë, Kadria, me arkitektin e shtëpisë së Kadarenjve në Gjirokastër.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38