Flash News

KRYESORE

Dokumenti/ Këshilli Kombëtar i PD miraton propozimet e Bashës

Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike janë miratuar propozimet e kryetarit Lulzim Basha dhe Kryesisë së PD për zgjedhjet.

Basha tha se opozita do të futet në zgjedhje vetëm kur të garantohen kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme, që është edhe një nga propozimet e tij të miratuara sot.

“Misioni ynë është i qartë, Këshilli Kombëtar, në përgjigje të aspiratës për ndryshim ka sanksionuar hapat për betejën tonë politike që ka objektiva të qarta të çrrënjosim krimin, korrupsionin që pamundësojnë mirëqenin.

T’i shërbejmë qytetarëve shqiptarë duke i kthyer shpresën dhe mundësinë në shtëpinë e tyre. Vendimi është i qartë PD do të futet në zgjedhje vetëm kur të garantohen kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme” , u shpreh Basha pas takimit.

Të fundit