Flash News

KRYESORE

Dokumenti, këto janë kushtet që duhet të plotësojë Shqipëria për hapjen e negociatave

Dokumenti, këto janë kushtet që duhet të plotësojë

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian, përcaktuan Qershorin e 2019 si një afat të mundshëm për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë. Deri në marrjen e këtij vendimi, Shqipërisë i janë vendosur disa kushte të cilat duhet ti plotësojë.

“Duke pasur parasysh progresin e mësipërm, në veçanti për pesë prioritetet kyçe, Këshilli pajtohet që t’i përgjigjet pozitivisht progresit të mësipërm të bërë nga Shqipëria dhe planifikon rrugën drejt hapjes së negociatave për anëtarësim në qershor të vitit 2019.

Prandaj, Këshilli nënvizon nevojën kritike që Shqipëria të konsolidojë më tej progresin e bërë në reformën e gjyqësorit në veçanti përmes Vetingut dhe të japë rezultate të tjera të prekshme në luftën kundër korrupsionit në të gjitha nivelet dhe në luftën kundër krimit të organizuar, veçanërisht në kultivimin dhe trafikimin e drogës, ruajtjen dhe thellimin e momentit aktual të reformës”, thuhet në dokumentin e miratuar.

Në dokumentin në fjalë janë renditur detyrat konkrete që qeveria shqiptare duhet të përmbusah deri në qershorin e ardhshëm.

“– avancimin e mëtejshëm të procesit të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, në veçanti duke plotësuar të gjitha dosjet prioritare dhe finalizimin e themelimit të strukturave të pavarura gjyqësore siç parashihet me reformën kushtetuese;

– finalizimin e themelimit të organeve të specializuara, përkatësisht Strukturës Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe Byrosë Kombëtare të Hetimeve (NBI) dhe Gjykatës;

– forcimi i procesit të hetimeve proaktive, ndjekjeve penale dhe dënimeve përfundimtare në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke përfshirë edhe në nivel të lartë”, renditen si pikat kyçe të përcaktuara nga ministrat e jashtëm të BE.

Të fundit