Flash News

KRYESORE

Dokumenti/ Ministria e Arsimit ekip kontrolli në Universitetetine  Tiranës pas raportit të KLSh. A po synohet shkarkimi i rektorit Koni?

Dokumenti/ Ministria e Arsimit ekip kontrolli në Universitetetine 

Ministria e Arsimit ka nisur sot një ekip kontrolli në Universitetin e Tiranës. UT dhe institucioni udhëheqës i Arsimit janë përfshirë në një luftë, e cila nuk është më aq e ftohtë. Mes Rektorit Mynyr Koni dhe MASh ka tashmë një konflikt të hapur, që është thelluar me sa duket edhe nga një draft-raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit, një pjesë e të cilit u publikua ekskluzivisht nga Politiko.al.

Sipas burimeve të Politiko, kontrolli i Ministrisë së Arsimit ka synim Rektorin e Universitetit, i cili ka kundërshtuar një vendim për regjistrimin e 25 studentëve të rinj gjatë vitit akademik 2016-2017, në kapërcim të afateve ligjore, duke kryer kështu një shkelje.

Njëzet e pesë studentët u regjistruan pavarësisht rezistencës së Rektorit (shih dokumentin), dhe ende sot figurojnë pa numra matrikullimi, siç vihet re në raportin e KLSh, shkruan Politiko.al.  

Të fundit