Flash News

KRYESORE

Dokumenti/ OFL i kërkon të justifikojë pasurinë, gazetari ‘zbulon pa dashje’ PPP që qeveria i ka dhënë Lul Berishës

Dy ditë më parë, OFL, struktura që vë në zbatim Ligjin Special anti-KÇK i ka kërkuar Lulzim Berishës, i dënuar më parë si kreu i bandës së Durrësit, deklarimin e të ardhurave që sipas tij janë të ligjshme.

Ajo që tërheq menjëherë vëmendjen është pika e dytë se nga burojnë fitimet e Lul Berishës.

“Ushtrimit të veprimtarisë së furnizimit me karburant për konsum të anijeve në port dhe tregtimin me shumicë të Gaziolit kateg...” shkruan Berisha në formularin e OFL.

Gazetari Flamur Vezaj shkruan se është vetë qeveria, që sot i kërkon llogari për të ardhurat, ajo e cila i ka dhënë me PPP kompanisë se Lulzim Berishës furnizimin me karburant për të gjitha anijet lundruese në port dhe ato të peshkimit për gjithë vijën bregdetare!!!

“Imagjinoni kjo qeveri sa seriozisht e ka luftën kundër krimit të organizuar! I ka dhënë me PPP kompanisë se Lulzim Berishës furnizimin me karburant për të gjitha anijet lundruese në port dhe ato të peshkimit për gjithë vijën bregdetare!!!

Thëne shkurt, pavarësisht ekzistencës së mjaft kompanive serioze në tregun e karburanteve, qeveria i ka dhëne të drejtën ekskluzive kompanisë së kreut të “bandës” së Durrësit për furnizim me karburant të mjeteve lundruese ne gjithë vijën bregdetare....dmth hyjnë e dalin mjetet e kreut të “bandës” së Durrësit në port si ne shtëpinë e tyre!!!Kuptohet vetëm për karburant asgjë tjetër!!!! Dhe OFL-ja e Lleshit i thote justifikoje pasurinë!

#Hajde tallje mender hajde# “, shkruan gazetari.

 

Të fundit