Flash News

KRYESORE

Dokumenti/ PS ‘garantonte’ rikonstruksion tërësor të teatrit në 2013-ën, pas 7 vitesh e shembi

Shembja e godinës së Teatrit Kombëtar është kthyer në një debat të ‘nxehtë’, ndërsa aktivistët dhe qytetarët kanë nisur protestat që prej të dielës, me mbështetje edhe të partive opozitare.

Mënyra se si u procedua për vendimin dhe shembjen në mes të natës ka ngjallur shumë debat, ndërsa dalin në pah detaje se si PS në 2013-ën premtonte para se të vinte në pushtet se do të kryente “rikonstruksion tërësor të TK me standarde evropiane”, siç duket në programin për kulturën në faqen e PS.

Shtatë vjet më vonë teatri u shemb, teksa u cilësua si një ‘godinë tallashi’ prej përfaqësuesve të saj dhe se nuk kishte mundësi të kryhej rikonstruksion.

Po ashtu, ka hije dyshimi se pas godinës së re të teatrit do të ngrihen kulla nga privati.

Të fundit