Flash News

KRYESORE

Dokumenti që provon se Greqia është ligjërisht në luftë me Shqipërinë, Kotzias: Të shfuqizohet, s’ka më kuptim!

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias në një intervistë për mediat greke ka vlerësuar marrëdhëniet me Shqipërinë. Kryediplomati thotë se ligji i luftës duhet të hiqet, pasi është i pakuptimtë, ndërsa e cilëson të frytshëm vendimin për dhënien e shtetësisë për Janullatosit. “Marrëdhëniet mes dy vendeve janë përmirësuar, mos dyshoni për ketë. Ligji i luftës duhet hequr, pasi është i pakuptimtë”, deklaroi ai ndër të tjera. Dy vendet, Shqipëria dhe Greqia janë duke diskutuar për disa çështje të vjetra, si kufiri detar, çështja çame, por edhe tema të tjera të nxehta, mes tyre ligji i luftës për të cilin Athina zyrtare duket se ka rënë dakord për heqjen.

Më poshte shihet se në një përgjigje kthyer ambasadës së Shqipërisë në Athinë në vitin 1999, Greqia konfuirmonte se ligjet e luftës me Shqipërinë ishin ende në fuqi.

Përkthimi i Shkresës

Republika e Greqisë

Ministria e Punëve të Jashtme

E3 DIDDY

  1. 237/269

NOTË VERBALE

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Greqisë i paraqet mirënjohje Ambasadës së Republikës së Shqipërisë dhe duke ju referuar shënimit të Ambasadës Nr. Prot. 131, datë 18.6.1999 ka nderin të informojë Ambasadës e nderuar që Ligjet greke, Nr. 2636/1940 dhe 4506/1966 janë akoma në fuqi.

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Greqisë përfiton nga rasti për t’i shprehur Ambasadës së Republikës së Shqipërisë konsideratat më të larta.

Athinë, 28 Qershor 1999

Dërguar Ambasadës së Republikës së Shqipërisë

Athinë (VULA e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë)

Të fundit