Flash News

KRYESORE

“Dokumenti që tregon se drejtësia ka vdekur”, ish-ministri reagon pas fjalës së Lu-së

Pas fjalës së ambasadorit amerikan Donald Lu për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm, ka reaguar edhe ish-ministri Ylli Manjani.

Manjani ka publikuar një dokument në të cilin bazohet duke u shprehur se reforma në drejtësi  ka vdekur pa u nisur ende.

Ndërkohë më herët Lu u shpreh se nuk ka vdekur drejtësia por mundësia e politikanëve për ta kapur dhe manipuluar atë.

“Ja dokumenti që tregon se sa e vdekur dhe e mbaruar është reforma që në nisje! Nuk ka emra për KLP, pa të cilën ska as Prokuror të Përgjithshëm! Ka qenë insistimi i ambasadorëve që të kishim “shoqërinë civile”, të përfshirë. Ja rezultati! Të tjerat janë pallavra”, është shprehur Manjani.

Të fundit