Flash News

KRYESORE

Dokumenti/ Refuzuan lejen për protestën e 5 marsit, PD i përgjigjet policisë: Provuat sërish njëanshmërinë tuaj politike

Pasi Policia e Shtetit nuk i garanton lejen për ta cilësuar protestën e 5 marsit si tubimin të ligjshëm, ka ardhur edhe reagimi i Partisë Demokratike.

Partia Demokratike ka hedhur poshtë pretendimet se gjatë protestës së kaluar u ushtrua dhunë ndaj ministrave apo deputetëve të qeverisë.

Në shkresën e PD shkruhet: “Asnjë anëtar i qeverisë apo deputet i Kuvendit të Shqipërisë nuk është dhunuar apo goditur.

Mashtrimi juaj institucional, se ka patur dhunë fizike dhe goditje të anëtarëve të qeverisë apo deputetëve, provon edhe njëherë njëanshmërinë tuaj politike dhe, mbani të gjitha shkeljen flagrante të ligjit. Është e vërtetë që ka pasur një provokim të disa përfaqësuesve politik të qeverisë, të cilët tentuan të hyjnë me arrogancë mes qytetareve protestues dhe janë larguar prej tyre nga zona që ishte planifikuar për t’u zhvilluar tubimi.

Çdo provokues, qoftë ky me imunitet nuk mund të pranohet të qëndrojë apo kalojë në zonën ku është planifikuar zhvillimi i tubimit, për të cilin ju jeni njoftuar zyrtarisht”.

Të fundit