Flash News

KRYESORE

Dokumenti/ Teksti i plotë  i Klauzolës 7031 (c) që 'damkosi' Adriatik Llallën. Kur e përdor Sekretari i Shtetit dhe pse?

Klauzola 7031 (c) ka qenë pjesë e 'Appropriations Act' që në vitin 2008. 'Appropriations Act' nuk është gjë tjetër veçse buxheti vjetor që propozohet si projektligj dhe bëhet ligj pas diskutimit në të dy dhomat e Kongresit, Senat dhe Dhomën e Përfaqësuesve. Buxheti parashikon dhe specifikon shuma financiare për departamente, agjensi dhe programe të ndryshme të qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Klauzola 7031 i përket Kapitullit J që përfshin Departamentin e Shtetit dhe marrdhënient me jashtë, si dhe fondet e dhëna për agjensitë e ndryshme të qeverisë amerikane që punojnë jashtë vendit si, dhe për Departamentin e Sigurisë së Atdheut.

Pika c e  klauzolës 7031 merret me anti-kleptokracinë (vjedhjen) dhe të drejtat e njeriut, të cilat specifikohen në nënpikat (A) dhe (B).

Ja cfarë thuhet në këto nënpika dhe që shpjegon edhe vendimin e Sekretarit Rex Tillerson për t'i ndaluar hyrjen në Amerikë ish-Kryeprokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla.

(A)Moskualifikimi (apo humbja e të drejtës)-

Zyrtarët e qeverive të huaja dhe antarët e familjeve të tyre për të cilët Sekretari i Shtetit ka informacione të besueshme se kanë qenë të përfshirë në korrupsion domethënës, përfshirë korrupsionin e lidhur me nxjerrjen e burimeve natyrore, apo në dhunim flagrant të të drejtave të njeriut do të konsiderohen të skualifikuar nga e drejta për t'u futur në Shtetet e Bashkuara.

(B) Sekretari gjithashtu mundet që, privatisht apo publikisht, t'i përcaktojë apo identifikojë zyrtarët e qeverive të huaja dhe antarët e familjeve të tyre, rreth të cilëve Sekretari ka informacione të tilla të besueshme, pa marrë parasysh faktin nëse individi në fjalë ka aplikuar për vizë apo jo.  

Politiko.al

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Të fundit