Flash News

KRYESORE

Dokumenti/ Zbardhet kërkesa e PS për shkarkimin e Malajt: Qëndrimet e tij në publik lidhen me grupime politike

Zbardhet kërkesa e deputetëve të Partisë Socialiste dërguar kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi për shkarkimin e Arben Malajt nga posti si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Në një kërkesë të gjatë, deputetët argumentojnë se Malaj në daljet e tij dhe qëndrimet publike ka cenuar rëndë imazhin dhe integritetin e Bankës së Shqipërisë.

“Nëse analizohen daljet publike të zotit Malaj arrihet në konkluzionin se ato dalje nuk i kanë shërbyer interesit më të mirë të Bankës së Shqipërisë, nuk është marrë parasysh karakteri publik i funksionit që ushtron anëtari i Këshillit të Mbikqyrjes të BSH dhe kjo natyrë sjelljeje nuk i ka shërbyer aspak ruajtjes dhe nxitjes së besimit në publik, nuk reflektohet përgjegjësi institucionale në raport me temat e trajtuara dhe qëndrimet publike të mbajtura për to, dhe nuk referohet rëndësia e detyrave dhe përgjegjësive, temat e trajtuara në publik mund të kenë ndikim negativ mbi detyrimet që ka ndaj BSH dhe vlerësime që janë pjesë e analizave politike e të lidhura me grupime politike”, thuhet ndër të tjera në arsyetimet e parashtruara në kërkesën e socialistëve.

Të fundit