Flash News
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Dokumenti/ Zbardhet marrëveshja me 12 pika për Reformën Zgjedhore, çfarë lëshuan palët e Këshillit Politik
Pas 4 ditësh me orë të zgjatura negociatash e takimesh të intensifikuara edhe me ‘arbitrimin’ e ambasadorëve të akredituar në Tiranë, SHBA, BE, ai britanik dhe ai i OSBE, të premten mbrëma palët arrijnë një marrëveshje konsensuale për Reformën Zgjedhore.
Tashmë, palët kanë hedhur firmat për përfshirjen 100% të identifikimit elektronik të votuesve në zgjedhje, si dhe i hapën rrugë pikës që kishte 'ngrirë' këto ditë arritjen e këtij pakti, përbërjen e komisioneve zgjedhore, duke i qëndruar edhe në zgjedhjet e ardhshme formulës së vjetër me përbërjen e 4 komisionerëve nga mazhoranca dhe 3 nga opozita.
Kështu, sipas marrëveshjes së nënshkruar administrata zgjedhore do të shkojë në zgjedhjet e ardhshme njësoj siç është ajo aktuale, ndërsa mazhoranca është tërhequr nga kërkesa për depolizitizim dhe që komisionerët të jenë politikë.
Kolegji Zgjedhor do të përbëhet me gjyqtarë që kanë kaluar vettingun ndërsa KQZ do të formatohet me 3 hallka. Kryetari i KQZ do të zgjidhet me konsensus, kurse nënkryetari nga opozita.
Ankimimi do të bëhet në Kolegj Zgjedhor, me gjyqtarë të vetuar. Palët janë dakordësuar po ashtu që Kuvendi të mos e ndryshojë dot draftin pa pëlqimin e palëve në Këshillin Politik.