Flash News

KRYESORE

Dolën fotografi me Erdogan, dy futbollistët gjerman ‘japin llogari’

Dolën fotografi me Erdogan, dy futbollistët gjerman ‘japin

Partia AK, që është në pushtet në Turqi, publikoi fotot e futbollistëve Mesut Ozil dhe Ilkay Gundogan me presidentin Rexhep Taip Erdogan. Foto u bë në prag të zgjedhjeve që pritet të mbahen në Turqi.

Por shfaqja e futbollistëve me Erdogan nuk u prit mirë nga ana e disa politikanëve gjermanë të cilët akuzuan dy futbollistët se po mbështesin Erdogan, ndërsa vetë lojtarët e mohuan një gjë të tillë.

Dy futbollistët gjermanë me origjinë turke, janë takuar Presidentin Frank-Walter Steinmeier, Presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit ndërkohë që ka reaguar edhe trajneri i kombëtares gjermane.

Ozil, i cili luan për Arsenalin dhe Gundogan, lojtar i Manchester Cityt, i dhanë Erdoganit fanellat e tyre të nënshkruara, gjatë një eventi në Londër javën e kaluar.

Të fundit