Flash News

KRYESORE

Doli fitues nga 30 qershori, Erion Isai betohet si kryebashkiak i Kolonjës

Doli fitues nga 30 qershori, Erion Isai betohet si kryebashkiak i Kolonjës

Kandati fitues në radhët e Partisë Socialiste, Erion Isai ka bërë sot betimin duke marrë kështu detyrën e kreut të bashkisë së Kolonjës.

Isa i zuri vendin kryebashkiakut, Ilia Stefo që nuk u votëbesua për një mandat të dytë.

Të pranishëm në ceremoni kanë qenë ministrja e shtetit për Marrëdhënie me Parlamentin, Elisa Spiropali dhe ish-ministri i Bujqësisë Niko Peleshi.

Lidhja politike e Isait me Partinë Socialiste u konfirmua në maj të 2018-ës kur u emërua nga Këshilli i Ministrave në pozicionin e drejtorit të Qendrës Kombëtare tё Kulturës për Fëmijë dhe Teatrit tё Kukullave.

Të fundit