Flash News

KRYESORE

Doli fituese me 1766 vota plus, kryetarja e Bashkisë së Urës Vajgurore sqaron shifrat kontradiktore

Doli fituese me 1766 vota plus, kryetarja e Bashkisë së Urës

Kryetarja e Bashkisë së Urës Vajgurore, Juliana Memaj, të cilën KQZ e shpalli fituese me 7666 vota, ndërkohë që u votua nga  5900 votues, thotë se procesi i numërimit ka qenë i rregullt dhe se ka dhënë numrin e votave të saj në raport me pjesëmarrjen.

Sipas Memajt në votime kanë marrë pjesë 8026 votues dhe nga këta 7666 kanë votuar për kandidaturën e saj.

Më tej ajo thekson se procesi ka është monitoruar nga vëzhgues të OSBE/ODIHR.

“Rezulton që kandidati i Urës Vajgurore ka fituar 7666 vota të vlefshme, votues 8026. Procesi ka qenë i rregullt sipas ligjit, duke zbatuar çdo nen të Kodit Zgjedhor.Procesi është monitoruar edhe nga OSBE/ODIHR, ka pasur vëzhgues dhe është bërë sipas ligjit” deklaroi Juliana Memaj.

KQZ deklaroi dje për Urën Vajgurore se pjesëmarrja ka qenë 19.18% ose 5900 votues. Në këtë bashki rezulton se Juliana Memaj ka fituar me 7666 vota, pra 1766 vota më shumë se numri i votuesve në total. Kjo mospërputhje sipas Memaj ka të bëjë me ndonjë gabim të bërë nga KQZ.

Më herët kreu i KQZ, Klement Zguri tha se të dhënat kontradiktore janë tregues paaftësie ose parregullsie nga ana e KQZ-së dhe kjo do të zbulohet me një proces hetimit administrativ.

Të fundit