Flash News

KRYESORE

“Doli garant për 3.4 milionë euro në “Toyota Yaris”, reagon Taulant Balla

“Doli garant për 3.4 milionë euro në “Toyota

Pas deklaratave të kreut të PD, Lulzim Basha se ishte kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ishte personi që kishte dalë garant për shumën rekord të eurove të kapura ndonjëherë në Portin e Durrësit, vjen reagimi i këtij të fundit.

Përmes një reagimi në ‘facebook’, Balla ironizon Bashën, duke e cilësuar si “Babalja”, personi që ishte pjesë e audio-përgjimit me vëllain e Fatmir Xhafaj, për transportimin e një ngarkese me lëndë narkotike.

“O Babale! Mjere kush te beson ty akoma dhe taksirati yne qe kemi perballe nje opozite qe e ktheve ne teater babalesh!

Je kaq i mbaruar o Babale sa tani nuk ke me kellqe as te shtrengosh llastikun e brekusheve te rrenave, qe te bien perdite ne sy te miletit dhe ti hic s’do me dit, po vazhdon si budallai i fshatit... Hajde Babale hajde, fli gjume tani fli se per sot e dhe shfaqjen e renies se brekusheve”, shkruan Balla në rrjetet sociale.

Të fundit