Flash News

E-TJERA

Doli në konferencë me drejtuesit e agjencive të pronave, por flet vetëm ministrja Gjonaj: Pse pezulluam titujt e pronësisë në bregdet

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, në një dalje për median ditën e sotme, tregoi arsyet se përse janë pezulluar titujt e pronësisë në bregdet dhe se çfarë efektesh ka një vendim i tillë.

Gjonaj, e shoqëruar nga drejtuesit e agjencive të pronave, siguroi se pronarët e ligjshëm të tokave në bregdet do të jenë të pacënueshëm.  

“Ky vendim nuk ka si qëllim të dëmtojë pronarët e ligjshëm, por abuzuesit. Duke lejuar

Skemat kriminale të zbuluara së fundmi në Lezhë dhe Kavajë janë shembulli për abuzimet.  Kjo VKM nuk pengon kthimin e pronës te pronarët, synon të garantojë që prona t’i kthehet pronarit dhe jo shkelësit të ligjit në bregdet.

Reforma e pronës është proces i vështirë. Gjatë rrugës do të hasim shumë pengesa dhe akuza nga ata që këto probleme na i lanë në trashëgimi. Jemi të vendosur t’i shkojmë deri në fund reformës së pronave “, u shpreh ndër të tjera  ministja Gjonaj.

 

Të fundit