Flash News

KRYESORE

Doli në përgjime me Avdylajn, reagon Deputeti i PS: Nuk e njoh Astritin, të lutem se jam me njerëz

Doli në përgjime me Avdylajn, reagon Deputeti i PS: Nuk e njoh

Vjen reagimi i deputetit të PS në Shijak, Ilir Ndraxhi, pasi gazeta gjermane Bild publikoi sot 6 përgjime, ndër to edhe ajo e vëllait të tij Arjani me kreun e bandës kriminale, Astrit Avdylaj.

Në një reagim për ‘Fax news’, Ndraxhi iu shmang përgjegjësisë, duke thënë se nuk e njihet Astrit Avdylajn, ndonëse në bisedë Avdylaj insiston që ai të ishte kandidat i PS në listën e qarkut të Durrësit për deputet, sot deputet në Kuvendin e Shqipërisë.

"Nuk jam njohur me përgjimet, por më thanë se kam patur një arsye personale. Nuk mbaj përgjegjësi, çdo njeri flet vetë”, tha deputeti.

I pyetur se cilat janë raportet me Astrit Avdylajn, ai tha se nuk e njihte.

“Nuk e njoh Astritin. Vëllain ende nuk e kam takuar, të lutem se jam me njerëz tani”, përfundoi telefonatën Ndrazhi.

Të fundit