Flash News

KRYESORE

“Doli në përgjime, të shkarkohet”, Gjiknuri replikë me Ralf Gjonin: Ofrohem si presidenti për vetë-zgjidhje

“Doli në përgjime, të shkarkohet”, Gjiknuri

Deputeti Ralf Gjoni ka kërkuar shkarkimin e Damian Gjiknurit, aktualisht kreu i Komisionit të Posaçëm për reformën zgjedhore, pasi u përfol në përgjimet e Bild, i akuzuar për shit-blerje votash.

Ralf Gjoni: Moralisht nuk shkon që ne si opozitë në sistemin e ri zgjedhor që ketë bashkëkryetar komisioni  një person të lakuar në përgjime për shitblerje votash. Kthimin e dekretit e ka shqyrtuar Ulsi Manja, edhe emri yt u lakua. Moralisht ju si grup duhet të kërkoni llogari nga emrat që dolën në përgjimet e fundit.

Flasim për reformë në drejtësi dhe shpresojmë për reformë elektorale.

Reforma zgjedhore është kushti që u kemi vënë si opozitarë të pastër, të pa blerë e përlyer për të ecur me axhedën e integrimit.

Bëni sherr për Metën, por asnjë deklaratë për sistemin zgjedhor, është kërkesë e SHBA e BE që Shqipëria të kryejë reformën zgjedhore, në linjë me vullnetin e opozitës.

Replika e Gjiknurit: Nuk kisha ndërmend të flisja. Çdo opozitë për tu bërë e rëndësishme donte një armik. Këta këtu kanë dalë me “Damiani ik’. Në pushtet nuk të sjell ligjërimi, por vota. Nëse vjen PD në kom reformës zgjedhore, se dialogu nuk është vetëm për ju, ofrohem si presidenti për vetëzgjidhje, mos kini merak farë.

Të fundit