Flash News

KRYESORE

Doli në përgjimet e ‘Bild’, si i parapriu Pjerin Ndreu skandalit në fushatë: Audiot nuk tregojnë shit-blerjen e votave

Doli në përgjimet e ‘Bild’, si i parapriu Pjerin Ndreu

Jo vetëm dje, kandidati për bashkinë e Lezhës, ish-deputeti i PS, Pjerin Ndreu reagoi edhe pas “bombës” së parë të gazetës gjermane ‘Bild’, kur publikoi 6 përgjimet e Durrësit dhe Shijakut lidhur me shit-blerjen e votave në zgjedhjet e 2017-ës.

Ish-deputeti shkruante në rrjetet sociale se përgjimet nuk vërtetojnë shit-blerjen e votës në Durrës dhe Shijak.

“Pergjimet nuk tregojne se shit-blehet vota askund. Kushdo me cfaredo statusi ka preferencat politike dhe mund ti shfaqe ne menyren e tij. Perdorimi i nje emri per te bere pis gjithe zgjedhjet eshte foshnjore. Se cfare aksesi kane tek disa persona te dyshimte e me precedent penal te partite qe na bejne sikur jetojne me hene, e di e gjithe Shqiperia.

Me kete logjike i bie te digjet ne turren e druve e gjithe politika shqiptare.  Prokuroret qe kane bere pergjimin me se paku duhet te hetohen per moskryerje te detyres sepse ligjerisht duhet te fillonin ceshtje penale e te faktonin me prova rastet e jo ti mbanin ne syrtare apo ti fotokopjonin si presion politik”, deklaronte ditë më parë Ndreu, si për t’i paraprirë skandalit të publikuar me 16 përgjime të reja dje nga ‘Bild’, pjesë e së cilave është edhe ai vetë, ku i bënte presion drejtorit të Shkollës së Dibrës, që t’u kërkojë votat mësuesve.

Pjerin Ndreu e ka seriozisht? “Përgjimet nuk tregojnë shit-blerjen e votave”

Pjerin Ndreu reagon pas përgjimeve: Kështu komunikon socialisti

Të fundit