Flash News

KRYESORE

Doli nga shtëpia, gjobitet me 700.000 lekë 37-vjeçarja e infektuar me covid-19

Doli nga shtëpia, gjobitet me 700.000 lekë 37-vjeçarja e

Një 37-vjeçare e infektuar me covid-19 është gjobitur me 700.000 lekë si masë administrative, pasi shkeli rregullat e vetëkarantinimit.

Sipas policisë, nga kontrollet e ushtruara ka rezultuar se E. Z., 37 vjeçe, e cila është infektuar nga COVID-19, kishte shkelur rregullat e vetëkarantinimit dhe kishte dalë jashtë banesës, duke u bërë burim infektimi për personat e tjerë.

“Në zbatim të Aktit Normativ, për këtë shtetase, Policia e Beratit ka vendosur masë administrative 700.000 lekë.

Policia u bën thirrje të gjithë personave të prekur nga COVID-19, që të respektojnë me rigorozitet rregullat e vetëkarantinimit, të respektojnë distancimin social, lokalet dhe bizneset të respektojnë protokollet e sigurisë, në mënyrë që të gjithë të kontribuojmë në mbrojtjen nga COVID-19”, sqaron policia.

 

Të fundit