Flash News

KRYESORE

Doli nga spitali për t’i kënduar Ramës në Tepelenë, flet Golik Jaupi: Pse e quajta komandant njëson si Enver Hoxhën

Doli nga spitali për t’i kënduar Ramës në

Gjatë takimit elektoral në Tepelenë, kryeministri Edi Rama është surprizuar me këngë iso-polifonike dedikuar atij.

Ndër të tjera, ‘mjeshtri’ i këngës labe, Golik Jaupi ndau edhe një ‘sekret’, kur tregoi se njësoj si në vitin 1983 kur ka kënduar sapo kishte dalë nga operimi për Enver Hoxhën, ashtu veproi edhe për Ramën, të cilin po ashtu e quan komandat.

Në një intervistë për gazetën ‘Panorama’, Jaupi tregon pse e mori këtë vendim dhe bisedën me Ramën.

Po ashtu, këngëtari i njohur sqaron pse e quan komandat kryeministrin njësoj siç e quante edhe ish-diktatorin Enver Hoxha.

“Isha në spital i operuar dhe mora vesh rastësisht se do të vinte Edi Rama. Sa e mora vesh nuk më mbante më krevati, e ndjeja si detyrim personal për të qenë prezent në mitingun e Tepelenës. Nuk doja të ndihej mungesa ime se Tepelena është mësuar me mua në raste të tilla. Mjeku me zor më dha leje, madje as rroba nuk kisha dhe mi sollën rrugës dhe kur më pa Edi Rama, Tërmet Peçi e të tjerët u çuditën.

Rama më tha pse e bëre këtë gjë?! Në vend që të kujdesesh për shëndetin tënd, vjen këtu. Më mbajti për krahu dhe më pyeti nëse qëndroja dot. I thashë qëndroj, por dua të përshëndes i pari , kështu dola dhe thashë atë vjershën që kisha përgatitur.

As kur këndova në 1983 për Enver Hoxha askush nuk më porositi që dilja nga spitali enkas. Nuk dinte gjë as atëherë komandanti suprem, as ky sot, komandanti i madh, ishte veprim që e mora vetë”, tha Jaupi.

I pyetur nëse sheh gjëra të përbashkëta mes Ramës dhe Enver Hoxhës, pasi i quajti të dy komandantë, ai u përgjigj: Ramës i them komandant se e shoh që bën punë të mira për vendin. Enveri ishte komandat suprem i popullit e i partisë, i luftës dhe punës., Rama nuk është ushtarak, por i thashë komandant se shoh që për Tepelenën dhe Shqipërinë ka disa gjëra të vendosura , është i prerë, nis një punë dhe çon deri në fund. Rama do Shqipërinë më shumë se PS, madje më shumë se sa do edhe fëmijët e tij. Këtë ta dish nga unë, e sigurt”.

Video/ Tepelena këngë për Edi Ramës, mjeshtri i këngës labe ndan sekretin: Në ’83-shin këndova për Enverin, sot për këtë komandant

Të fundit