Flash News

KRYESORE

Doli pozitiv me covid-19, flet aktori i Portokalli-së: U shqetësova se nuk e prisja kur mora përgjigjen

Doli pozitiv me covid-19, flet aktori i Portokalli-së: U shqetësova se

Numri i të prekurve me covid-19 është rritur ndjeshëm ditët e fundit, ndersa mes të infektuarve ka patur edhe emra publikë.

Një prej tyre është edhe aktori i humorit në Portokalli, Florian Binaj, i cili fillimisht lajmin e bëri të ditur vetë në rrjetet sociale.

I ftuar në në “Open” pas daljes pozitiv, Binaj ka dhënë më shumë detaje dhe si dyshoi se mund të ishte infektuar.

“Jam shumë mirë, po kryej këtë dënim për krim të pakryer, arrest shtëpie, por nuk kam asnjë simptomë.

Bëra tamponin e famshëm, pa patur shenja, se javës që kaloi isha në plazh dhe pata një temperaturë se u ftoha, se s’kisha xhup me vete, dhe për këtë u bëra merak. Mendova ta bëj për hir të punës dhe familjes, dhe e prita përgjigjen me qetësinë më të madhe.

Dhe kur mora përgjigjen sot, më thanë ke dalë pozitiv, u shqetësova se nuk e prisja por po e kaloj shumë mirë, organizmi im po tallet në një farë mënyre.

Familja ime është mirë, e bëri babai testin doli negativ. Kam dhe hallin e kolegëve të punës, në punë i ruajmë distancat, sa do që jemi trupë e madhe. I kemi ruajtur të gjitha distancat që ka urdhëruar qeveria.

Nuk kam filluar asnjë lloj mjekimi. Fatkeqësisht nuk do jem në Portokalli,” tha aktori.

Të fundit