Flash News

KRYESORE

Doli pozitive në analizat e dopingut trajneri i Romela Begaj: Duan të favorizojnë peshëngritësen amerikane

Pas rezultatit pozitiv të testiti të dopingut, për peshëngritësen Romela Begsj, ka reaguar trajneri dhe njëkohësisht bashkëshorti i saj, Gazmend Hakcani.

Ai ka deklaruar se Romela është e pastër dhe se ka kërkuar t’i bëhet dhe një test B. Hakcani shkonë më tej ku deklaron se pas kësaj fshihet Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes e cila po përpiqet të favorizojë konkurrenten amerikane Anna Martha Roger, e cila mori çmimin e tretë në dygarësh.

Romela është e pastër dhe analizat e saj janë të pastra. Kjo bëhet qëllimisht nga ndërkombëtarët, ndaj ne kemi vendosur që të hapet edhe testi B”, tha Hakcani për mediet, që do të jetë në Toronto të Kanadasë, kur do të bëhet hapja e analizës së urinës, ku dhe u gjet substanca e ndaluar, stanozolol.

Të fundit