Flash News

KRYESORE

“Don Tonito” i LSI-së dorëhiqet si drejtor në Portin e Durrësit: Nuk kam lidhje me kontrabandën e mallrave

“Don Tonito” i LSI-së dorëhiqet si drejtor në Portin

Fatjon Sulaj, i cili në ‘Facebook’ e identifikon veten si “Don Tonito”, është dorëhequr nga detyra e kreut të Drejtorisë Operacionale në portin e Durrësit, i vendosur aty si propozim i LSI-së. Dorëheqja vjen vetëm një ditë pas Drejtoria e Doganave bllokoi 6100 koli cigare, me vlerë 610 mijë euro, të cilat dyshohen se do hynin kontrabandë nga porti.

Megjithatë, nëpërmjet dy statuseve në rrjetin social, Sulaj thekson se dorëheqja është një akt qytetarie dhe demokracie, si dhe pozicioni i tij në port nuk kishte të bënte me kontrabandën e mallrave.

“Dorëheqja një akt themelor qytetarie dhe demokracie. Falenderoj eprorët për besimin, kolegët për mbështetjen, dhe të gjithë bashkëpunëtorët e mi në këtë rrugëtim të gjatë që patëm bashkë”, u shpreh fillimisht Sulaj.

Në statusin e dytë, ai u shpreh: “Sqarim! Menjeherë kazani mediatik bëri atë që s’duhej! Ngatërroi një çështje me një tjetër! Nuk ka lidhje pozicioni i drejtorisë që unë mbaja me kontrabandën e mallrave! Janë dy kahë të kundërt! Shokët gazetarë të interpretojnë më mirë veprimet! Dorheqja ime ka lidhje vetëm me karrierën time profesionale!”

Të fundit