Flash News

KRYESORE

Dona “BB9”: Olsi ka një të dashur jashtë, madje është shoqja ime

Dona “BB9”: Olsi ka një të dashur jashtë, madje

Pas daljes së Damianos nga shtëpia e “Big Brother”, e gjithë vëmendja ka kaluar tek çifti Olsi-Fiorentina, të cilët për hir të së vërtetës kanë nisur të luajnë fort.

Herë me grindje mes njëri-tjetrit, herë me xhelozi e herë me sulme ndaj të tjerëve, çifti vazhdon të trazojë ujërat brenda shtëpisë.

Por, një tjetër histori e dalë në dritë së fundi i nxjerr çiftin Olsi-Fiorentina në një tjetër dritë. Me sa duket, veç Fiorentinës, Olsi ka një tjetër të dashur jashtë, të cilën e ka mbajtur të fshehtë.

Ditën e djeshme Dona duke biseduar me Musën i tregon atij se Olsi ka të dashur jashtë dhe madje është shoqja e saj.

“Fiorentina flet për ty, por ajo nuk e di që Olsi është i lidhur me shoqen time”-tha Dona.

A është kjo e vërtetë apo Dona e ka thënë e nxitur nga fjalët e Fiorentinës që tha se Musa ka të dashur tjetër, kjo nuk dihet.

Të fundit