Flash News

KRYESORE

Donacionet për rindërtimin, ambasadorja Kim flet për Akademinë që do monitorojë fondet për Shqipërinë

Ambasadorja amerikane në Tiranë,Yuri Kim, përmes një statusi në 'Twitter', deklaron se transparenca për donacionet në procesin e rindërtimit të zonave të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit wshtw  thelbësore.

Kim sqaron se kjo është arsyeja se pse do të krijohet një Akademi e re Transparence shqiptaro-amerikane, për të mbështetur qeverisjen transparente, qeverisjen e përgjegjshme ndaj qytetarëve, trajnimet kundër korrupsionit dhe reformën gjyqësore.

“Transparenca dhe përgjegjësia janë thelbësore. Kjo është arsyeja pse donacioni amerikan do të krijojë një Akademi të re të Transparencës Amerikano-Shqiptare për të mbështetur qeverisjen transparente, qeverisjen e përgjegjshme ndaj qytetarëve, trajnimet kundër korrupsionit dhe reformën gjyqësore”, shkruan Kim.

Të fundit