Flash News

KRYESORE

Donacionet për Shqipërinë, Basha: Fondet të përdoren me transparencë, të mos abuzohet

Kreu i Partisë Demokratik, Lulzim Basha ka reaguar pas konferencës së donatorëve, që u mbajt sot në Bruksel për të ndihmuar Shqipërinë në rimëkëmbjen pas tërmetit të 26 nëntorit.

Përmes një statusi në Facebook, Basha shkruan se të gjitha donacionet janë të mirëpritura, por nënvizon se fondet duhen përdorur me transparencë dhe përgjegjësi nga ana e qeverisë.

“Të gjitha donacionet ndërkombëtare për popullin shqiptar për dëmet e pas tërmetit të 26 nëntorit janë të bekuara dhe të mirëpritura.

Falenderime dhe mirënjohje për çdo vend, çdo organizatë dhe çdo institucion ndërkombëtar që i gjendet pranë qytetarëve shqiptarë në këtë moment të vështirë.

Detyra jonë është të bëjmë gjithçka që këto kontribute të shërbejnë vërtet për ndihmë ndaj njerëzve në nevojë.

Është e rëndësishme që të nisë menjëherë puna dhe fondet të përdoren me përgjegjshmëri dhe transparencë për të ndalur keqpërdorimin dhe abuzimin me to”, shkruan Basha.

Shqipëria ka arritur të grumbullojë 1.15 miliardë euro në Konferencën e Donatorëve, që konsisojnë në grante, hua, projekte zhvillimi e investime.

Të fundit