Flash News

KRYESORE

Donacionet për tërmetin, studimi: S'janë përthithur as 25% e fondeve, donatorët s’kanë besim te qeveria, i ndjekin vetë

Donacionet për tërmetin, studimi: S'janë përthithur as

Në studimin e Qëndresës Qytetare ka pasur vëmendje edhe “vlera e donacioneve të disbursuara aktualisht për llogari të shtetit shqiptar është 3 milionë lekë drejtpërdrejtë të disbursuara në Thesar dhe rreth 270 milionë euro është vlera e projekteve që po zbatohen nga vetë donatorët në sektorin e strehimit, edukimit, infrastrukturës, trashëgimisë kulturore etj”.

Anila Salianji, analiste e politikave publike tha në Ëake up në TCH se aktualisht nuk janë përthithur as 25% të donacioneve të premtuara në konferencën e donatorëve, pasi grantet janë shuma të dhuruara kundrejt një projekti.

“Kemi dërguar kërkesë për informacion te ministria e Shtetit për Rindërtim duke dashur të dimë se sa nga fondet e premtuara te Konferenca e Donatorëve në Bruksel kanë ardhur dhe po ndiqen si projekte. Arritëm të mësojmë se vetëm 25% të shumës 1.15 miliardë euro që u përfituan në premtim ka ardhur.

Këto donatorë këto shifra nuk ia kanë besuar qeverisë për të ndërtuar, por po i ndjekin vetë projektet. Donatorët do të vijnë vetëm në këmbim të një projekti që më pas ta ndjekin vetë hap pas hapi. Kjo do të thotë se përderisa nuk janë arritur këto fonde, do të thotë se projektet nuk janë ende gati”, deklaroi Anila Salianji.

Të fundit