Flash News

KRYESORE

Donald Lu flet për Met Kananin, Arbën Çekaj dhe Klement Balilin: Ndodhet në Shqipëri, mund të arrestohet në ditët në vijim

Donald Lu flet për Met Kananin, Arbën Çekaj dhe Klement

Ambasadori amerikan Donald Lu ka deklaruar se Klement Balili, i cilësuar si ‘Eskobari Ballkanit’ ndodhet  në Shqipëri dhe se ka mundësi të arrestohet në ditët në vijim.

Ambasadori përmendi gjithashtu edhe emrin e Met Kananit, i arrestuar në Turqi për trafik droge si dhe Arbër Çekaj i cili është shpallur në kërkim për sekuestrimin e 613 kg kokainë.

“Met Kanani–Met Kanani është një trafikant droge i rrezikshëm, trafikant shqiptar, arrestuar në Bodrum, Turqi, dy javë më parë, me ndihmën e qeverisë shqiptare. Është një person vërtet i rrezikshëm dhe policia juaj, prokurorët tuaj, njerëzit tuaj që punojnë kundër narkotikëve e dinë shumë mirë se kush është. Arbër Çekaj, përgjegjës për trafikimin e 613 kg kokainë… U zhduk por tani ka një mandat arresti ndërkombëtar për të dhe Shqipëria po e kërkon kudo në Europë dhe ne po ndihmojmë për këtë. Kelmend Balili, po ashtu me mandat arresti ndërkombëtar. Ne, amerikanët, besojmë se është ende në Shqipëri dhe ka mundësi të arrestohet në ditët që vijnë. Po shtyjmë shumë fort për këtë. E dini, Z. Balili është dënuar tashmë në Greqi për trafik droge. Burgim të përjetshëm plus 15 vite. Tani duhet vetëm të kapet. Ne po shtyjmë shumë fort, me të gjitha burimet e Qeverisë së SHBA, për t’u siguruar që këta peshq të mëdhenj të shkojnë në burg. Le të flasim pak për politikanët”, deklaroi ambasadori Lu në emisionin ‘Opinion’.

Të fundit