Flash News

KRYESORE

Donald Lu godet qeverinë shqiptare: Qytetarët ta rrëzojnë nëse nuk u përgjigjet; nuk japin para as për librat

Donald Lu godet qeverinë shqiptare: Qytetarët ta rrëzojnë

Ambasadori i SHBA-së në vendin tonë, Donald Lu u është rikthyer deklaratave të ashpra dhe këtë herë në fokus ka patur qeverinë shqiptare. Gjatë një takimi me të rinj nga Rrësheni, ambasadori Lu ka kërkuar më shumë aktivizim të tyre në jetën sociale dhe politike, ndërsa u ka thënë se qeveria mund të rrëzohet nëse nuk u përgjigjet kërkesave të tyre.

Ai zgjodhi një krahasim për të treguar papërgjeshmërinë e qeverisë së kryeministrit Edi Rama ku tha se nuk u jep para prindërve për të blerë librat e shkollës, ndërkohë që shpenzon për ndërtesa dhe makina luksoze. Një shqetësim i tillë u ngrit fort nga Partia Demokratike dhe kryetari Lulzim Basha në fillim të vitit shkollor në Shqipëri.

“Ju jeni në demokraci. Nëse kërkoni, qeveria duhet të përgjigjet. Ose ju mund ta rrëzoni. Për shembull, në fillim të vitit shkollor, shumë njerëz, përfshirë opozitën, kërkan libra falas për nxënësit. Ky është një vend i vogël. Nuk është vend i pasur. Por është arsyeshme që qytetarët të kërkojnë nga qeveria t’u sigurojë para për të blerë libra për nxënësit e saj. Dhe kur qeveria thotë se nuk mundet ta përballojë, ju duhet t’i pyesini se si po paguajnë për godinat e bukura qeveritare, automjetet e tyre luksoze dhe udhëtimet jashtë vendit. Si demokraci, përgjegjësia dhe fuqia janë me ju”, është shprehur Donald Lu.

Kjo është deklarata më e ashpër që ambasadori Donald Lu ka bërë në drejtim të qeverisë së drejtuar nga Edi Rama, që pas marrjes së detyrës.

Të fundit