Flash News

KRYESORE

Donald Lu ‘harron’ peshqit e mëdhenj dhe u bën apel të rinjve: Udhëhiqni Shqipërinë drejt së ardhmes

Donald Lu ‘harron’ peshqit e mëdhenj dhe u bën apel

Ambasadori Amerikan, Donald Lu u ka bërë thirrje të rinjve shqiptar që të udhëheqin vendin drejt të ardhmes. Gjatë një takimi me disa nxënës në Rrëshen, ku po prezantohej programi ‘Njihu me Amerikën’, Lu theksoi se të rinjtë shqiptarë janë plot energji dhe me mendje të hapur.

"Unë besoj se Shqipëria do të hyjë në BE dhe do të doja që secili prej jush të udhëhiqte Shqipërinë drejt së ardhmes. Ju jeni të rinj, plot energji, me mendje të hapur dhe ju e doni vendin tuaj", u tha Ambasadori Lu.

Kjo nuk është hera e parë që Lu u bën thirrje të rinjve që të marrin në dorë fatet e vendit.  

Të fundit