Flash News

KRYESORE

Donald Lu i hyn “me kokë” negocimit, rikthehet në zyrën e Ramës, në media nuk jep asnjë deklaratë

Donald Lu i hyn “me kokë” negocimit, rikthehet në

Në media pothuajse nuk e keni parë fare të flasë, megjithatë, ambasadori amerikan Donald Lu është më shumë se kurrë i angazhuar në gjetjen e një zgjidhje për krizën politike. Kjo kuptohet fare lehtë nga takimet intensive që aid he ambasadorët e BE-së janë duke zhvilluar me liderët e politikës.

Pas takimit që zhvilloi paraditen e sotme me Edi Ramën, Lu është kthyer në mesditë sërish në Kryeministri, ku mësohet se po negocion me kreun e qeverisë.

Ndërkohë, ambasadorët e BE-së kanë qenë pak orë më parë në zyrën e kryeopozitarit Lulzim Basha, por nuk është dhënë asnjë deklaratë për diskutimet që janë zhvilluar.

Donald Lu është takuar më parë edhe me krerët e partive të vogla parlamentare, si dhe me eksponentë të rëndësishëm brenda PD.

Të fundit