Flash News

KRYESORE

Donald Lu ia preu shkurt, Rama reagon i sforcuar: Është puna ime të them atë që mendoj për ty

Donald Lu ia preu shkurt, Rama reagon i sforcuar: Është puna ime

Kryeministri Edi Rama nuk e ka pritur aspak mirë qëndrimin e prerë që mbajti sot ndaj tij ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu.

Lu i vendosi kufijtë Ramës duke i kërkuar të mos fliste në emër të tij, dhe kryeministri ka bërë një reagim të sforcuar vetëm për të mos e lënë pa përgjigje ambasadorin.

“Patjetër që unë flas për veten time dhe miku ynë Lu flet për veten e vet. Dhe krejt normalisht, është puna ime të them atë që mendoj kur flas lidhur me të, siç është puna e tij të thotë atë që mendon kur pyetet lidhur mua”, shprehet Rama.

Ambasadori Lu reagoi kundër deklaratës së Ramës në Kuvend, ditën e djeshme, i cili tha se nëse do të kishte ndonjë problem me ministrin Fatmir Xhafaj, lidhur me çështjen e vëllait të tij, të parët që do të flisnin do ishin SHBA dhe BE.

Donald Lu i vendos kufijtë Edi Ramës: Fol në emrin tënd!

Të fundit