Flash News

KRYESORE

Donald Lu kritika në sy Edi Ramës dhe Fatmir Xhafajt: Dështuat në arrestimin e kriminelit të rrezikshëm që ka lidhje me politikën

Donald Lu kritika në sy Edi Ramës dhe Fatmir Xhafajt: Dështuat

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu ka kritikuar ashpër ballë për ballë kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, për dështimin në arrestimin e Klement Balilit, i dënuar me burgim të përjetshëm në Greqi.

Në aktivitetin ‘Forca e Ligjit’, ambasadori Lu theksoi se Balili ka lidhje të forta politike në Shqipëri, ndërkohë që policia dhe qeveria nuk kanë treguar vullnet për arrestimin e tij.

“Klement Balili është një bos i fuqishëm i krimit të organizuar me lidhje politike. Për dy vjet, policia, prokuroria dhe qeveria nuk kanë patur aftësitë dhe vullnetin për ta arrestuar. I bëj thirrje Ramës dhe Xhafajt që të vazhdojnë luftën kundër krimit të organizuar pa mëshirë”, u shpreh Lu.

Ambasadori i SHBA kërkoi gjithashtu dënimin e ‘peshqve të medhenj’, ndaj të cilëve po zhvillohen hetime dhe procese gjyqësore.

Tahiri dhe Llalla po hetohen... Porosia e fundit e Donald Lu: Ka ardhur koha që ‘peshqit e mëdhenj’ të dënohen

Të fundit