Flash News

KRYESORE

Donald Lu: Në 27 vite shumë politikanë i kanë shpëtuar drejtësisë; për Tahirin publiku duhet të dijë të vërtetën

Donald Lu: Në 27 vite shumë politikanë i kanë shpëtuar

Ambasadori Donald Lu ka marrë pjesë në një aktivitet për luftën kundër korrupsionit në arsimin e lartë, kur ndër të tjera ka folur edhe për çështjen Tahiri. Lu ka theksuar se në 27 vite shumë politikanë i kanë shpëtuar drejtësisë, por nuk është ai që mund të thotë nëse ish-ministri Saimir Tahiri është fajtor apo i pafajshëm.

Ambasadori amerikan tha se publiku shqiptar të drejtën të dijë të vërtetën sa i përket kësaj çështje.

“Në 27 vite shumë politikanë i kanë shpëtuar drejtësisë. Nuk më takon mua të them nëse Saimir Tahiri është fajtor, apo jo. Askush nuk duhet të jetë mbi ligjin. Publiku duhet të dijë të vërtetën për ish-ministrin Saimir Tahiri. Nëse ai është pa faj duhet të dini, nëse është me faj duhet ta dini”, ka deklaroi ambasadori Lu.

Eureporter: Kryeministri i Shqipërisë u hodh në mbrojtje të ish-ministrit të akuzuar për trafik droge

Të fundit