Flash News

KRYESORE

Donald Lu në ‘Opinion’: Qytetarët nuk kanë të drejtë të djegin sportelet. Koncesioni? Nuk përbën shqetësim për ne

Donald Lu në ‘Opinion’: Qytetarët nuk kanë të

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu është shprehur gjatë një interviste për ‘Opinion’ se qytetarët nuk kanë të drejtë të djegin sportelet e ‘Rrugës së Kombit’. Ai gjithashtu kritikoi edhe arrestimet e kryera nga policia në orët e vona të natës.

“Në Shqipëri, të gjithë qytetarët kanë të drejtën të protestojnë paqësisht, përfshi në Kukës. Dhe e kuptoj njerëzit në Kukës janë të inatosur. Nuk kanë të drejtë të shkojnë të djegin kabinat e toll-eve, nuk kanë të drejtë të gjuajnë me gurë policinë. Në të njëjtën kohë, policia nuk ka të drejtë të lëndojë protestuesit apo të kapin njerëzit për arrestime masive në mes të natës. I kam bërë thirrje Kryeministrit dhe kreut të opozitës që tani të tregojnë vetëpërmbajtje, që secili të ruajnë qetësinë dhe që kjo të zgjidhet me anë të dialogut”, tha Lu.

I pyetur për koncesionin e kësaj rruge, Lu tha: “Rruga u ndërtua shumë kohë përpara se të vija në Shqipëri. Kam lexuar një pjesë të historisë për të, edhe historinë e ndërlikuar të koncesionit. Të jem i sinqertë, shumica e kësaj nuk përbën shqetësim për qeverinë e SHBA apo për mua. Ajo që më shqetëson është dhuna e mundshme. Prandaj më lejoni të bëj thirrje përsëri që protestuesit të jenë paqësorë, që qeveria dhe policia të qëndrojnë paqësorë, kjo është përparësia numër një për qeverinë e SHBA këtu."

Sa i përket protestave të qytetarëve, ambasadori amerikan u shpreh: “ Në çdo demokraci njerëzit duhet të ngrenë zërin, por duhet ta bëjnë këtë paqësisht. Nëse nuk e bëjnë në sipas ligjit, duhet të përballen me pasojat.”

Ambasadori Lu paralajmëron ndjekjen penale ndaj Saimir Tahirit: Jemi shumë pranë. Çfarë më tha Arta Marku për ish-ministrin

Të fundit