Flash News

KRYESORE

Donald Lu në sallën operative të QBO, vlerëson punë e Forcave të Armatosura në përballimin e përmbytjeve

Donald Lu në sallën operative të QBO, vlerëson punë e

Ambasadori Amerikan, Donald Lu vlerëson punën e Forcave të Armatosura.

Këtë diplomati amerikanë e tha gjatë një takimi me Ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, teksa vizituan sallën operative në Qendrën e Bashkuar Operacionale të Forcave të Armatosura  ku u njohën me situatën aktuale pas përkeqësimit të motit në vend.

Ambasadori amerikan vlerësoi punën dhe angazhimin e deritanishëm të FA dhe shprehu solidaritet dhe mbështetje për Ministrinë e Mbrojtjes dhe FA për kapërcimin me sukses të situatës së ditëve të fundit.

Salla operative në QBO funksionon me shërbim 24/24 dhe koordinon të gjitha angazhimet e FA në terren në situata emergjencash. Gjatë natës puna për menaxhimin e situatës në këtë sallë u ndoq nga Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka. Aktualisht FA kane te angazhuar ne terren 450 efektive për evakuimin e banoreve dhe ndërhyrjen ne argjinaturat e lumenjve.

 

Të fundit