Flash News

KRYESORE

Donald Lu thirrje të fortë qeverisë: Gjeni fonde, por duhet t'i dorëzoni

Donald Lu thirrje të fortë qeverisë: Gjeni fonde, por duhet

Ambasadori i SHBA-ve, Donald Lu i ka bërë një thirrje të fortë qeverisë shqiptare kur bëhet fjalë për gjetjen dhe dërgimin e fondeve në destinacion.

Ndërsa ishte pjesë e një konference kundër trafikimit të qenieve njerëzore, Lu i kërkoi qeverisë që të asistojë në gjetjen e financimeve për këtë kategori sociale, kryesisht për gratë dhe fëmijët dhe t’i dorëzojë pa vonesa në shërbim të tyre.

“Jam entuziast për punën e këtij projekti. Çastet më prekëse i kam ndjerë në qendrat antitrafikim. Shumë vajza u shitën, ndaj kërkoj që të dënohen trafikantët. U bëjmë thirrje qeverive të vazhdojnë të afrojnë fonde për strehëzat dhe fëmijëve të trafikuar. Në rastin tuaj ka nevojë që qeveria të angazhimet politikisht për të siguruar financim, por edhe t’i dorëzojnë me të vërtetë këto fonde dhe pa vonesa. Keni mbështetjen tonë”, u shpreh ambasadori amerikan, Donald Lu, në fjalën e tij të përmbledhur.

 

Të fundit