Flash News

KRYESORE

Donald Lu tregon si mposhtet korrupsioni: Njerëzit duhet të vendosin që kanë duruar boll dhe të fillojnë të veprojnë

Donald Lu tregon si mposhtet korrupsioni: Njerëzit duhet të vendosin

Në ditën ndërkombëtare kundër korrupsionit, ambasadori amerikan Donald Lu tregon si mund të mposhtet ky fenomen në shoqëri dhe veçanërisht në shoqërinë shqiptare, e cila vuan prej vitesh pasojat.

Sipas Lu-së, korrupsioni përfundon kur njerëzit fillojnë të veprojnë dhe kjo lëvizje shpesh udhëhiqet nga të rinjtë.

“Në një shoqëri, korrupsioni përfundon kur njerëzit e saj më në fund vendosin që kanë duruar boll dhe fillojnë të veprojnë. Shpesh kjo udhëhiqet nga të rinjtë”, ka thënë ambasadori Lu.

Ambasada e SHBA-së në Tiranë prej vitesh përpiqet të angazhojë sa më shumë të rinj në shoqërinë civile dhe t’i ndërgjegjësojë për forcën që ata kanë.

Të fundit