Flash News

KRYESORE

Donald Trump i quajti bashkëshorten të ndyrë, John Legend i kthehen menjëherë 'reston'

Donald Trump i quajti bashkëshorten të ndyrë, John Legend i
Një "luftë" e re ka nisur në frontin e Donald Trump, i cili tani i është "sulur" muzikantit të famshëm dhe shumë të dashur në gjithë botën, John Legend. E gjitha kjo ka nisur për reformën në drejtësinë penale, të cilën nuk e mbështeti askush në fillim. Në një postim në Twitter, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përmendi disa personazhe të njohur. Ndër ta dhe John Legend dhe bashkëshorten e tij, Chrissy Teigen. Në postim, Trump shkruan: “Njerëz si muzikanti i mërzitshëm John Legend dhe gruaja e tij e ndyrë janë duke e thënë tani se sa e mirë është reforma, por nuk i pash të ishin të pranishëm kur ne kërkonim ndihmë që të pranohej.” I menjëhershëm ka qenë reagimi i çiftit të famshëm, ku e para ka postuar Chrissy. Ish-modelja është shprehur e habitur që Trump i ka përmendur të gjithë me emër përveç saj. “I ka bërë tagg të gjithë përveç meje. Më ke bërë një nder zoti President.” Dhe më pas ka qenë John Legend ai që ia ka kthyer menjëherë "reston". Në postimin e radhës, këngëtari i "All of me" shkruan: “Imagjino të jesh president i një vendi të madh dhe ta kalosh mbrëmjen e së dielës me urrejtje duke parë MSNBC, duke shpresuar se dikush do ju lavdërojë. Melania të lutem lëvdoje këtë burrë. Ai ka nevojë për ty. " Më pas, John Legend ka bërë një tjetër postim, duke iu referuar Melania Trump sërish: "Vendi yt ka nevojë për ty Melania." Dhe pas kësaj, (ja ku vjen dhe hakmarrja), John Legend ka postuar foton virale të Melania Trump dhe kryeministrit kanadez, Justin Trudeau, teksa e shoqëron me shkrimin: “Ah, po…Melania është e preokupuar me diçka tjetër. Kërkoj ndjesë”. 

Të fundit