Flash News

KRYESORE

Donald Trump kërkon me çdo kusht organizimin e Kupës së Botës; kërcënon sërish aleatët

Donald Trump kërkon me çdo kusht organizimin e Kupës së

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump kërkon me çdo kusht organizimin e Kupës së Botës. Trump tha se SHBA, Kanadaja dhe Meksika kanë ndërtuar një kandidaturë të fortë për Botërorin e vitit 2026. Ai paralajmëroi për pasoja aleatët që nuk do mbështesin këtë kandidaturë.

“SHBA, ka ndërtuar një kandidaturë të fortë bashkë me Kanadanë dhe Meksikën për botërorin e 2026. Do të ishte një mekat që kombet të cilat ne i mbështesim rregullisht të vendosnin të bashkohen kundër kandidaturës tonë. Përse në duhet të mbështesim ende këto kombe kur ata nuk janë nga ana jonë (përfshi ato në OKB)?”,- shkruan Trump.

Vendimi për organizimin e Kupës së Botës në 2026-ën, do të merret në kongresin e FIFA-s në Moskë, më 13 qershor të këtij viti.

Në garë, përveç tre shteteve të Amerikës Veriore është edhe shteti afrikan i Marokut.

Nëse përzgjidhet nga anëtarët e FIFA-s, Maroku do të organizojë për herë të parë në histori eventin më të rëndësishëm të futbollit. Ky shtet ka qenë kandidat për organizimin e Kupës së Botës së viteve 1994, 1998, 2006 dhe 2010, por është mposhtur nga SHBA, Franca, Gjermania dhe Afrika e Jugut.

Për SHBA-në, nëse shpallet fituese, kjo do jetë hera e dytë që organizon Botërorin, pas atij të vitit 1994. Ndërkohë, Meksika do të thyente rekordin si shteti i vetëm që do të organizojë tre herë Botërorin në territorin e saj, pas organizimeve në vitet 1970 dhe 1986, ndërsa për Kandanë do të ishte hera e parë.

Të fundit