Flash News

KRYESORE

Donald Trump reagon për sulmin në Las Vegas: Policia parandaloi humbje të tjera jetësh

Donald Trump reagon për sulmin në Las Vegas: Policia parandaloi humbje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka reaguar pas sulmit të tmerrshëm në Las Vegas ku mbetën të vdekur të paktën 58 viktima dhe u plagosën të paktën 515 persona.

Trump e cilësoi masakrën në koncertin në Las Vegas si një veprim të së “keqes absolute” gjatë një konference për shtyp.

Duke folur nga Shtëpia e Bardhë, ai tha se “vendi po ndjente dëshpërim, tronditje dhe pikëllim”.

Trump vlerësoi përpjekjet e policisë, të cilat lokalizuan gjuajtësin në katin e 32-të të një hoteli dhe arritën në dhomën e tij brenda pak minutash.

“Shpejtësia me të cilën ata vepruan ishte e mrekullueshme dhe parandaluan humbje të tjera jetësh”, tha presidenti amerikan.

Trump deklaroi gjithashtu se do të shkojë të mërkurën në Las Vegas, por në asnjë çast të fjalimit nuk përmendi marrjen përsipër të këtij sulmi nga grupi Shteti Islamik apo çështjen e ligjit mbi shitjen e armëve. 

 

  

Të fundit