Flash News

KRYESORE

Donald Tusk tur në Ballkanin Perëndimor, ndalon edhe në Tiranë

Donald Tusk tur në Ballkanin Perëndimor, ndalon edhe në

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk do të zhvillojë një tur në Ballkanin Perëndimor nga 24 prilli deri më 27 prill. Fokusi kryesor i këtij turi do të jetë përgatitja për samitin e BE-së me Ballkanin Perëndimor që do të mbahet më 17 maj në Sofje të Bullgarisë.

Tusk do të vizitojë Tiranën, Prishtinën, Shkupin, Podgoricën, Beogradin dhe Sarajevën, ku do të takohet me kryeministrat dhe presidentët e shteteve të rajonit.

Këtë javë ishte përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini, e cila zhvilloi turin ballkanik dhe ku njoftoi se Komisioni Evropian ka propozuar hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Të fundit