Flash News

KRYESORE

Doni gola? Shihni Premier League: sot u shënuan 10 gola në 2 ndeshje

Doni gola? Shihni Premier League: sot u shënuan 10 gola në 2 ndeshje

Premier League është fantastike! Nuk është rastësi që konsiderohet liga më popullore në botë. Sot, për shembull, Watford dhe City shënuan plot gola dhe fituan ndeshjet respektive përballë Bournemouth dhe Aston Villa-s.

“Grerëzat” dolën nga zona e ftohtë e renditjes duke fituar 3-0, ndërsa City fitoi 6-1 në një ndeshje spektakolare dhe plot argëtim.

Për “Qytetarët” ra në sy sidomos Aguero. Sulmuesi argjentinas shënoi tre gola dhe u bë lojtari më me shumë tripleta në historinë e Premier League, 12.

Mahrez shënoi dy gola, ndërsa Gabriel Jesus u mjaftua me një. El Ghazi thjesht shënoi golin e nderit për Aston Villa-n në minutën e fundit të takimit.

Të fundit