Flash News

KRYESORE

Doni të laheni në det, por s’ia besoni dot askujt kuletën? Ermal Mamaqi ka një ide brilante

Dita e parë e gushtit shënon edhe numrin më të madh të atyre që kanë nisur zyrtarisht pushimet.

Plazhi dhe bregdeti është destinacion kryesor i relaksimit, por shpesh çiftet apo familjarët me fëmijë të vegjël ‘bien në hall’ kur bëhet fjalë se kujt t'ja besojnë kuletën apo çantën me sendet e rëndësishme.

Ku ta lësh kur të futesh në det për tu larë? Ermal Mamaqi, aktori i famshëm i humorit ka një ide për tu vlerësuar.

Ai poston një foto në rrjetet sociale, duke sugjeruar se portofolin me para mund ta mbështjellin në një pampers të pastër dhe ta mbështjellin në cep të shezllonit gjasme si të përdorur.

“Fute kuletën ketu dhe ik i qetë të lahesh në det”, shkruan Mamaqi, një koment që ka ngjallur shumë reagime e të qeshura te ndjekësit e tij.

Të fundit