Flash News

KRYESORE

Donika Prela sërish në Vetting, pasuria i rrezikon karrierën

Donika Prela sërish në Vetting,  pasuria i rrezikon karrierën

Ish drejtuesja e Prokurorisë për Krime të Rënda, Donika Prela, do të përballet sërish me Vettingun, po këtë radhë në shkallën e dytë.

Dosja e Prelës do të shqyrtohet nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit me  kryesuese Natasha Mulaj, relator Ardian Hajdari si dhe anëtarë Ina Rama, Luan Daci, dhe  Sokol Çomo,

Donika Prela u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit me trupë gjykuese të përbërë nga Roland Ilia, Valbona Sanxhaktari dhe Olsi Komiçi.

Por, Komisioneri Publik e ankimoi vendimin e KPK-së, me dyshime se ka parregullsi në deklarimin e pasurisë. Me anë të një ankesë prej 17 faqesh, komisioneri Roland Ballhysa ka radhitur një sërë faktesh, me të cilat i kërkon KPA, shkarkimin e Prelës.

Sipas komisionerit Ballhysa, bashkëshortii prokurores, rezultonte me taksa të papaguara për një pjesë të të ardhurave me vlerë 2.5 milionë lekë, duke ia kaluar përgjegjësinë për këtë fakt kompanisë së ndërtimit ku ai punonte.

Përjashtimi i të ardhurave të pataksuara të bashkëshortit e  bën të dyshimtë analizën financiare të Donika Prelës.

Sipas Komisionerit Publik, ajo rezulton me mungesë burimesh financiare për blerjen e një apartamenti me sipërfaqe prej 95.6 metrash katrorë në Tiranë si dhe për kursime në cash, të deklaruara si burim për këtë pasuri.

Komisioneri Publik ka dyshime edhe për dy raste të transaksioneve të bashkëshortit të Prelës, të cilat janë raportuar nga Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave.

Rasti i parë ka të bëjë me një hua prej 25 mijë eurosh, të padeklaruara nga prokurorja në ILDKPKI. Por Komisioneri Ndërsa rasti i dytë ka të bëjë me një pagesë prej rreth 1.7 milionë lekësh, që bashkëshorti i prokurores kishte paguar në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Durrës për llogari të kompanisë së ndërtimit ku kishte punuar më parë.

Kujtojmë se Prela, së fundmi është emëruar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë në Prokurorinë e Tiranës, pasi nuk arriti të përzgjidhej në SPAK.

Të fundit