Flash News

KRYESORE

“Don’t f*ck them”; Pasi tërboi rrjetin me shprehjen e huazuar, Mirela Kumbaro ndez qiri në kishë

“Don’t f*ck them”; Pasi tërboi rrjetin me shprehjen e

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro habiti jo pak me një status jo dhe aq etik të publikuar në llogarinë e saj në ‘Twitter’, përmes të cilin kërkonte të ndërgjegjësonte të rinjtë të lexonin libra.

“Na duhet t’i bëjmë librat tërheqës sërish. Nëse shkoni në shtëpi me dikë dhe nuk ka libra, mos bëni seks me të. Mos i lini t’ju eksplorojnë, nëse nuk kanë eksploruar më parë universet sekrete të librave”, shkruante Kumbaro .

Kjo shprehje e huazuar e ministres prej shkrimtarit, regjisorit dhe aktorit amerikan John Waters, edhe pse nuk e ka cituar emrin e tij, ngjalli jo pak indinjatë në rrjetet sociale. Megjithatë, ndoshta si për të “zbutur” paksa situatën, Rama publikoi këtë mëngjes një video të ministres nga një kishë në Dropull të Gjirokastrës, e cila shfaqet duke inspektuar punimet për rikonstruksionin e saj dhe në një moment edhe duke ndezur qiri.

“Mirëmëngjesi me këto pamje nga kisha e Peshkëpisë në Dropull që u shpëtua nga rrënimi për të qenë shumë shpejt e hapur për besimtarë e turistët ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

Të fundit